STAMBOLL , 6 shkurt /ATSH-AA/ – Një ndërtesë 7-katëshe u shemb në lagjen Kartan në pjesën aziatike të Stambollit.
Në vendin e shembjes së ndërtesës kanë mbërritur një numër ekipesh policore, ambulanca dhe zjarrfikës.
Ndërkohë është kryer sigurimi i zonës dhe po vijojnë kërkimet në rrënoja.
Së shpejti priten më shumë informacione rreth ngjarjes./ /v.b/























