TIRANË, 6 shkurt /ATSH/- Fakulteti i Histori-Filologjisë ka mbledhur sot Asamblenë e pedagogëve lidhur me situatën në këtë fakultet dhe propozimin e zgjidhjeve.
Ndërkaq në ambientet e këtij fakulteti janë mbledhur studentët të cilët u bëjnë thirrje pedagogëve që të zhvillohet mësim.
Për ATSH, studentët shprehen të shqetësuar se kishin nisur të bënin mësim në auditoret përkatëse, ku një grusht studentësh bojkotues i kanë penguar të zhvillojnë normalisht procesin mësimor.
“Ishim rreth 100 studentë në auditor kur ndërhynë këta të protestës”, shprehet një tjetër studente për ATSH. /e.xh/ /a.g/






















