Ballina Aktualitet

PD e përdori rastin e të miturës në Kavajë për politikë, dëshmi e dëshpërimit

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ – Zëdhënësja e Qeverisë, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cilësoi deklaratën e Partisë Demokratike lidhur me rastin e të miturës në Kavajë si një dëshmi të qartë të dëshpërimit opozitar, që nuk nguron të përdorë edhe raste të tilla për ushqimin politik të ditës.

Në konferencën javore për shtyp, Spiropali tha se “është një rast tmerrësisht i rëndë që ka nevojë për të gjithë vëmendjen e Prokurorisë për t’u hetuar deri në fund, të gjitha instancat dhe fajtorët për t’u vënë para ligjit”.

Në rastin konkret, tha ajo, Policia e Shtetit në momentin që ka marrë denoncimin për rastin e minorenes të abuzuar ka filluar menjëherë hetimin.

“Personat e përfshirë janë tashmë duke u hetuar nga Prokuroria dhe jemi të sigurt që do të bëjë punën e saj, ashtu sikundër Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve e ka marrë vajzën në kujdes psikosocial dhe psikoshoqëror”, u shpreh Spiropali duke shtuar se autoritetet po bëjnë punën e tyre.

Spiropali tha se “raste të tilla fatkeqësisht ndodhin dhe në vende të zhvilluara, Amerikë, Suedi, Finlandë, etj., bëhen edhe filma për raste të tilla të tmerrshëm që kanë ndjeshmëri të lartë sociale. Por, ama kurrë asnjë parti politike nuk del për ta përdorur rastin për politikë dhe të gjejë shkakun dhe pasojat tek qeveria e një vendi”./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Ligjeve, miratohet dekreti i Presidentit për “Kadastrën”
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Filantropi Harding, 100 milionë stërlina dhuratë …. për Universitetetin e Kembrixhit!