Ballina Flash

Durrës, transformohet ambulanca e Shënavlashit

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ – Jo vetëm qendrat shëndetësore, por edhe pikat e ambulancave në të gjithë vendin po i nënshtrohen transformimit falë rehabilitimit të tyre. Kështu ka ndodhur edhe me ambulancën e Shënavlashit në Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se transformimi i pikave të ambulancave, do të garantojë akses në shërbime cilësore që në portën e parë të shërbimit shëndetësor, te mjeku i familjes.

Një nga doktorët pranë ambulancës së Shënavlashit, Stavri Mina thotë se falë programit të rikonstruksionit tashmë kushtet janë moderne.

“Më parë kishte lagështirë ndërsa sot është rregulluar për së mbari”, – thotë një paciente. Ndërsa infermierja Neleda Zakova bëri të ditur se më parë kushtet linin shumë për të dëshiruar, ndërsa sot nuk ka asnjë lloj problemi.

Transformimi i ambulancës Shënavlash në Durrës, është pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj kërkon nga BERZH të përkrah Kosovën për zhvillim ekonomik
Artikulli tjetërDurrës – 6 anije në kalatë dhe në radë me 36 mijë tonë mallra importi