Ballina Flash

Bakayoko dëshiron të qëndrojë tek “Milan”

TIRANË, 5 shkurt ATSH/ – Bakayoko ka shprehur dëshirën për të qëndruar tek “Milani”. Por francezi la të kuptohet se kjo nuk varet prej tij.

23 vjeçari është një nga të preferuarit e Gattusos në formacion bazë te “Milani”, dhe vetë tekniku kërkon që “Djalli” në fund ta blejë përfundimisht kartonin e mesfushorit.
Këtu është një tjetër dimension loje, një klub i madh. Jam e ende nën kontratë me “Chelsean”. Por jo çdo gjë varet nga unë”, thotë francezi i huazuar nga “Chelsea” për gazetën “Matin”, duke bërë një bilanc prej gjashtë muajt e parë italianë.

“Për momentin, – thekson mesfushori, – sezoni po shkon mirë për mua dhe për klubin. Nuk ishte asnjë pikë kthese, vetëm dëshiroja të tregoja se isha në një klub të madh. ‘Milani’ është një dimension tjetër. Ditën e parë, u përshëndeta nga Maldini dhe Leonardo. Dhe pastaj atmosfera në San Siro është e jashtëzakonshme. ‘Milani’ është një klub legjendar”.
“Kush nuk do të donte të qëndronte gjatë në një klub si Milano? Por unë jam ende nën kontratë për tre vite me ‘Chelsea’, unë nuk i kontrolloj të gjitha çështjet e kontratës”, përfundoi francezi.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak12% më shumë pasagjerë në linjat ajrore gjatë vitit 2018
Artikulli tjetërHaradinaj kërkon nga BERZH të përkrah Kosovën për zhvillim ekonomik