Ballina Flash

Erërat e forta, bashkia e Tiranës apel banorëve për kujdes

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ – Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje banorëve të Tiranës të kenë kujdes nga era e fortë që ka pushtuar këtë të diel kryeqytetin. “Shokë – kujdes sot në Tiranë prej erës së fortë e pemëve apo objekteve që rrëzohen”!

Gjithashtu Veliaj bën me dije se për shkak të situatës së krijuar, emergjencat civile janë shpërndarë në terren për të zgjidhur incidentet që mund të shkaktojë era e fortë. “Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë janë në terren sot edhe pse ditë pushimi! Me pak vigjilencë e kalojmë pa zarar këtë moment deri sa të kalojnë stuhitë”!

Ne fund kryebashkiaku u bën thirrje qytetarëve të Tiranës të njoftojnë në numrin e emergjencës 112, për çdo problem që ata mund të ndeshin gjatë ditës për situatat që mund të shkaktohen nga era e fortë.

“Për çdo sinjalizim ju lutem telefononi ne numrin e emergjencës 112, tha Veliaj. /o.l/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRoshnik/ Investime të tjera në agroturizëm e trashëgimi kulturore
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Shkëmbi më i vjetër i Tokës ndodhej në Hënë