Ballina Bota

GREQI – 18 viktima nga një epidemi gripi

ATHINË, 1 shkurt /ATSH-ANA/ – Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga epidemia e gripit që ka prekur Greqinë, 12 prej të cilëve gjatë 21-27 janarit, njoftoi Qendra Greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP).

Viktimat janë 14 burra dhe katër gra të moshës nga 25-90 vjeç dhe u përkisnin grupeve që u ishte kërkuar vaksinimi i detyrueshëm.

Të paktën 14 prej tyre morën shërbimin mjekësor.

HCDCP-ja tha se vizitat te mjekët ishin rritur ndjeshëm mes 21-27 janarit, sidomos të peronave të grupmoshës 0-4 dhe 5-14 vjeç./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLigji për Arsimin e Lartë, 6 pedagogë takim me ministren Shahini
Artikulli tjetërVlorë/ Moti i keq, nuk niset trageti drejt Brindizit