Ballina Flash

Fier/ Rikonstruktohet rruga “Hasan Tahsini”

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/- Banorët e lagjes “Kryengritja e Fierit” do të kenë tashmë një rrugë të rikonstruktuar.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, bën të ditur se “ka nisur puna edhe në rrugën “Hasan Tahsini”, ku një problematikë e kahershme e banorëve të lagjes “Kryengritja e Fierit” që së shpejti do të marrë fund”.

Sipas tij, punimet nisën me kanalizimet, për të përfunduar me sistemimin e plotë të rrugës.

“Investimet publike do të vazhdojnë me ritme të larta. Më shumë vëmendje dhe më shumë punë do të bëjmë për një cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve”, tha Subashi.

Bashkia e Fierit po punon me intensitet për rikonstruksionin e rrugëve të qytetit, por edhe të atyre rurale./e.caushi/

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Me shumë mundësi do të shpallet emergjenca kombëtare për murin
Artikulli tjetërSekuestrohen 137 steka cigare kontrabandë në Murriqan