Sekuestrohen 137 steka cigare kontrabandë në Murriqan

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Strukturat e Administrates Doganore të degës Murriqan, ne Shkodër, kanë sekuestruar 137 steka cigare, të cilat pretendonin t’i kalonin kontrabandë. Bazuar në analizën e riskut nga ana e strukturave doganore është dërguar në vijën e dytë të kontrollit automjeti i tipit “Wolsvagen Pasat”, drejtuar nga shtetasi me inicialet P.P. Pas kontrollit te hollësishëm u gjetën në brendësi të këtij mjeti, të fshehura në pjesët e gomës rezervë dhe shasis, 70 steka cigare “Donatela” dhe 67 steka cigare “Trokadero”. Pas këtij konstatimi është ndaluar nga strukturat doganore shoferi P.P., ndërsa procedurat i kanë kaluar për ndjekje Policisë Gjyqësore të rrethit Shkodër për veprën penale.
m.z/e.caushi/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.