Ballina Flash

Bashkia e Tiranës jep 600 bursa vjetore për nxënësit

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ – 600 nxënës të kryeqytetit në shkollat nëntëvjeçare dhe gjimnaze do të përfitojnë bursa vjetore.

Bashkia e Tiranës u vjen në ndihmë atyre familjeve që kanë vështirësi për të mbështetur arsimimin e fëmijëve të tyre.

Kjo u bë e mundur me miratimin nga këshilli bashkiak të vendimit “Për miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa, për vitin shkollor 2018-2019” ku detajohen emrat të të gjithë përfituesve.

Ky vendim sqaron se 600 nxënës që jetojnë në konvikte, apo u përkasin familjeve në nevojë përfitojnë një shumë prej 65 000 mijë lekësh në vit.

Në këtë mënyrë bashkia e kryeqytetit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve të Tiranës edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar këtë të drejtë themelore për çdokënd. /k.s/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Moska kritikon strategjinë amerikane për t’iu shmangur detyrimeve të saj
Artikulli tjetërMD prezanton planin e veprimit të Strategjisë së Drejtësisë për të Miturit