Ballina Bota

STAMBOLL – Policia sekuestron 1,35 tonë drogë

STAMBOLL, 31 janar /ATSH-AA/ – Policia e Stambollit sekuestroi 1,35 tonë drogë në operacione të ndryshme në mbarë qytetin, njoftoi Ali Yerlikaya, guvernator i Stambollit.

Përmes Twitterit ai tha se gjatë operacionit ishin arrestuar të paktën pesë persona.

Sipas guvernatorit, Departamenti i Antidrogës në polici ka sekuestruar në total 850 kilogramë heroinë në lagjet e Stambollit, Sariyer dhe Suktanbeyli, në të cilat u arrestuan dy persona.

Po ashtu ai tha se janë sekuestruar 500 kilogramë kanabis OMGJ të zbuluar në një kamion dhe se u arrestuan tre persona të dyshuar për kontrabandim të drogës, por nuk saktësoi vendin.

Policia turke javën e kaluar sekuestroi mbi 1,5 tonë heroinë në provincën lindore Erzurum, që ishte sekuestrimi më i madh në historinë e Turqisë.

Sipas policisë, forcat turke të sigurisë në vitin 2018 sekuestruan 17,3 tonë heroinë dhe arrestuan mbi 1 500 persona./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRitenderimi në “Unazën e Re”, ARRSH skualifikon të gjitha ofertat e paraqitura
Artikulli tjetërRama-Berishës: Shkatërrove Valbonën dhe leje për 15 HEC-e, ne anuluam 13 prej tyre