MJEKËSI – Roche përfundon dy teste klinike për Alzheimerin

ZVICËR, 30 janar /ATSH-AFP/ – Grupi farmaceutik zviceran Roche njoftoi përfundimin pa sukses të dy testeve klinike për një kurë për sëmundjen e Alzheimerit, njoftoi sot kompania, çka shton numrin e dështimeve mbi këtë sëmundje neuro-degjenerative, mbi të cilën kërkimi mjekësor po avancon me vështirësi.

Grupi nga Bazeli njoftoi përfundimin e studimeve të fazës III, e quajtur ”Cread I dhe II’’ mbi crenezumabin, një molekulë e zhvilluar me laboratorin zviceran të bioteknologjisë AC Imunë, për një formë të hershme të sëmundjes, bëhet e ditur në një komunikatë.

”Analizat e ndërmjetme të drejtuara nga një komitet i pavarur sugjeruan se ka mundësi që këto studime arritën objektivat e tyre kryesorë”, saktëson Roche.

”Megjithëse këto rezultate janë zhgënjyese, ata ndikojnë ndjeshëm në mënyrën e të kuptuarit nga ana jonë të sëmundjes së Alzheimerit”, sqaron Sandra Horning, kryemjeke dhe përgjegjësja për zhvillimin e produkteve të reja, cituar në një komunikatë./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.