Ballina Aktualitet

Mbi 800 vende pune në administratë për studentët ekselentë

TIRANË, 30 janar /ATSH – I. Vata/ – Janë mbi 800 vende pune në administratë për studentët ekselentë të cilët kanë mbaruar master dhe bachelor.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në grupin e parë për studentët ekselentë që kanë mbaruar vjet por edhe këtë vit janë mbi 800 vende pune të lira.

”Do të bëjmë edhe një shtyrje të këtij afati për t’u dhënë mundësinë të gjithëve të aplikojnë në grupin e parë të vendeve të punës që janë shpallur dhe janë 800 vende me master dhe bachelor, për ata që kanë mbaruar vjet me 9-10”, tha Kreu i Ekzekutivit.

Po ashtu, Kryeministri shtoi se edhe për ata që mbarojnë sivjet, do të ketë përsëri shpallje të tjera të vendeve të lira të punës në administratën shtetërore. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEDIS – Një laborator nën akullin e Antarktikut për të studiuar klimën
Artikulli tjetërAmbasadori i Bahreinit paraqet letrat kredenciale