BERLIN, 30 janar /ATSH-DPA/ – Gjermania nuk po planifikon asnjë rinegocim të marrëveshjes së Brexit, deklaroi sot një zëdhënës i qeverisë.
Parlamenti britanik votoi dje duke mbështetur kryeministren Theresa May që të përpiqet të rinegociojë kushtet e Brexit me Bashkimin Europian dhe të heqë pikën e debatueshme të “backstop” (mbajtja hapur e kufirit mes dy irlandave) për Irlandën e Veriut.
“Diskutimi i marrëveshjes së largimit nuk është në axhendë”, tha Steffen Seibert në Berlin, duke iu bashkuar deklaratave të bëra nga vendet e tjera në BE.
Siebert tha se May duhet t’i japë Brukselit shpjegime konkrete në lidhje me Irlandën e Veriut, e cila do të ndajë një kufij me Irlandën, pjesë e BE-së, pas Brexit. /G.S/













