TIRANË, 29 janar/ATSH/- Komisioni Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shtyjë vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda Donika Prela.
Prela mori drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 9 maj 2018. Ajo u transferua nga prokuroria e Durrësit pas largimit të prokurorit Besim Hajdarmataj nga funksioni drejtues tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
“Për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00”, – njofton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas njoftimit, seanca e datës 5 shkurt do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda doli në datën 22 janar në sitën e Vetingut. Relatore e çështjes ishte Valbona Sanxhaktari. /a.g/













