Ballina Bota

METEO – Një valë i ftohti polar pushton veriun e SHBA-së

UASHINGTON, 29 janar /ATSH-AFP/ – Një pjesë e madhe e veriut të SHBA-së është përfshirë sot nga një valë të ftohti historik me reshje dëbore dhe temperatura polare prej -50 gradë Celsius që kanë shkaktuar trazira në trafikun ajror dhe në administratë.

“Alarmi për të ftohtin e madh është dhënë që prej të hënës në shumë shtete të Miduestit, nga Dakota e Veriut deri në Ohajo, që pritet të përballet me temperaturat më të ulëta që prej 20 viteve”, sipas kanalit meteorologjik “Weather Channel”.

Ngrica që vjen nga veriperëndimi pritet të arrijë bregun lindor të vendit në fund të javës.

Edhe presidenti Donald Trump ka lajmëruar popullsinë nga profili i tij në “Twitter” që dje në mbrëmje.

“Në rajonin e bukur të Miduestit, temperatura ndjehet si -60 gradë (-51 gradë Celsius), më të ftohtat të regjistruara ndonjëherë”, shkruan ai. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada gjermane i dhuron AIDSSH-së pajisje për mbledhjen e dëshmive
Artikulli tjetërShfaqja “Njëlloj si ti”, momente gëzimi për fëmijët me aftësi ndryshe