LONDËR, 29 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May kërkon të rihapë marrëveshjen e divorcit, që ajo finalizoi në fund të nëntorit me Bashkimin Europian, për të bërë të mundur arritjen e një marrëveshje të largimit që do të mbështetet nga shumica e deputetëve, deklaroi sot zëdhënësi i saj.
‘’Britania e Madhe vijon të besojë se është absolutisht në interesin e saj për t’u larguar me një marrëveshje, por ne duhet të kemi një marrëveshje që të ketë mbështetjen e parlamentit dhe kjo do të kërkojë disa ndryshime në marrëveshjen e tërheqjes’’, deklaroi ai gjatë një konference të rregullt për shtyp.
‘’May i deklaroi kabinetit të saj, të mbledhur sot në mëngjes se ndryshimet ligjore për +backstop+ do të jenë të nevojshme për të siguruar mbështetjen e Dhomës së Komuneve’’, shtoi ai duke iu referuar dispozitës të parashikuar në marrëveshjen e divorcit supozuar për të shmangur rikthimin e një kufiri fizik mes provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.
‘’Kjo nënkupton rihapjen e marrëveshje së tërheqjes, duke konfirmuar se pavarësisht se koha ecën, qeveria mbetet e vendosur për t’u larguar nga BE-ja më 29 mars sipas parashikimit./ /v.b/























