TIRANË, 29 janar/ATSH/ – Instalimi i matjes në fiderat 10 kV në nënstacionin e qytetit të Tepelenës do të shkaktojë kufizim të energjisë elektrike në këtë rreth, si dhe në disa zona të rrethit të Memaliaj.
Operatori i Sistemit të Transmetimit bën me dije se punimet për instalimin e matjes së fiderëve 10 kV, do të kryhet në datat 30 dhe 1 shkurt, gjatë intervalit kohori 08:00-16:00.
Pa energji do të mbeten: Memaliaj, Canaj, Danaj, Mukaj, Izvor, Goxhaj, Didaj, Gllavë e Madhe, Gllavë e Vogël, Rabie, Selckë e Madhe, Selckë e Vogel, Komar, Buz, Buz kalemaj, Xhafaj, Dervishaj, Çiçaj, Belike, Selaj, Sinomataj, Fshat Memaliaj, Mamaj, Majkosh, Veliqot, Turan, Zharë, Bofeng, Kallamb, Çerilë, Martalloz Kervacaj, Bylysh, Kashisht, Vagalat, Maricaj, Mirica, Ballaxhiaj, Zhapokikë, Bambull, Dukaj, Salari, Gusmar, Progonat.
/e.caushi/























