TIRANË, 28 Janar ATSH/ – “Paris Saint-Germain” po kërkon talentin e “Bajernit” të Mynihut, Renato Sanchez.
Kampionët e Francës ofrojnë 20 milionë euro për të transferuar mesfushorin portugez.
Sipas “Le10Sport”, skuadra franceze është duke e pritur arritjen e Leandro Paredes, por është duke parë që të shtojnë në radhët e saj edhe një mesfushor.
Duket se “Bajern” është i vendosur për të mbajtur mesfushorin portugez pasi ka refuzuar në mënyrë të menjëhershme këtë ofertë.
/gj.m/ /a.g/






















