Ballina Flash

“Milan” këmbëngul për të rikthyer Deulofeun

TIRANË, 28 janar ATSH/ – Kuqezinjtë e “Milan” janë të vendosur për të nënshkruar me Deulofeu nga Watford.

Por “Watford” nuk dëshiron ta japë në huazim me opsion blerje spanjollin dhe kërkon 20-25 milionë euro për ta liruar.

Milan mund të bëjë një përpjekje në ditët e fundit të merkatos, për ish-lojtarin e tyre si dhe të “Barcelonës”, i cili shihet si një zëvendësues i turkut Calhanoglu, i cili nuk është duke kaluar një formë të mirë.

/gj.m/ /a.g

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRabiot refuzon “Tottenhamin”, preferon transferimin tek “Liverpool”
Artikulli tjetërFOTO/ “E bukura dhe bisha” bën bashkë prindërit dhe fëmijët