TIRANË, 28 janar ATSH/ – Adrien Rabiot ka refuzuar ofertën e “Tottenhamit” që kërkonte ta transferonte në Premier Ligë.
Sipas medieve angleze “Spurs” i kanë ofruar PSG-së plot 23 milionë euro për lojtarin, por vetë mesfushori ishte përgjigjur negativisht kësaj oferte.
23-vjeçari ka refuzuar të gjitha tentimet e drejtuesve parisienë për të rinovuar kontratën, që i skadon në verë, ndaj presidenti Nasser Al Khelaifi nuk ka rrugë tjetër veçse të tentojë për përfitojë diçka në ditët e mbetura të janarit për të mos e humbur si lojtar të lirë.
Rabiot do të pëlqente të luante në Premier Ligë dhe dëshira e tij është t’i bashkohet “Liverpool-it” të Jurgen Klopp.
Megjithatë ende nuk ka asnjë ofertë nga “The Reds” dhe duhet të presim ditët e fundit të afatit kalimtar për ë kuptuar se ku do të jetë e ardhmja e tij.
/gj.m/ /a.g/























