Ballina Flash

FOTO/ “E bukura dhe bisha” bën bashkë prindërit dhe fëmijët

TIRANË, 28 janar /ATSH/ – Përralla e njohur “E bukura dhe bisha” gjatë fundjavës ka bërë bashkë prindërit dhe fëmijët në Teatrin e Kukullave. Kësaj here shfaqja erdhi si muzikal nën regjinë edhe përshtatjen e Endri Çelës.

Vajza e një tregtari, e bukura, për të shlyer borxhin e babait të saj, burgoset nga bisha në një kështjellë të magjepsur, e mbushur me sende shtëpiake magjike.

Ndonëse e frikësuar, nis e miqësohet me stafin e magjepsur të kështjellës. Ajo arrin të shohë përtej pamjes së jashtme të Bishës, që në të vërtetë është një princ zemërmirë. Gjatë kohës që qëndron në kështjellë lind një histori dashurie mes tyre.

Shfaqja “E bukura dhe bisha”, erdhi për publikun e vogël nën interpretimin e Jorida Metës, Flori Kokonës, Shegushe Bebetit dhe aktorëve të tjerë, dhe gjithashtu i mëson fëmijët se si për të njohur njerëzit duhet që të shikojnë përtej pamjes së tyre. /a.a/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Milan” këmbëngul për të rikthyer Deulofeun
Artikulli tjetërKosovë-Maqedoni, marrëveshje për njohjen reciproke të patentave