Ballina Bota

BRAZIL – 58 të vdekur pas shembjes së një dige

BRUMADINHO, 28 janar /ATSH-AFP/ – Bilanci provizor i katastrofës së Brumadinhos, në juglindje të Brazilit arriti në 58 të vdekur dhe 305 të zhdukur.

Kërkimet kanë rifilluar pas pezullimit nga frika se mund të shembet një digë e dytë.

“Aktualisht ka 58 të vdekur dhe 305 persona të shpallur të zhdukur, ky numër u rrit sepse u shtuan familjet që nuk ishin në listën fillestare”, deklaroi për median nënkoloneli Flavio Godinho, zëdhënës i mbrojtjes civile në shtetin Minas Gerais, i ngarkuar me organizimin e ndihmës.

“Për më tepër, numri i personave të vdekur me siguri që do të rritet, është zbuluar një autobus me një numër të pacaktuar trupash”, njoftoi ky zëdhënës.

Bilanci i i mëparshëm zyrtar ishte 37 të vdekur dhe 287 të zhdukur. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama uron Kadarenë: Mbetet maja e penës së letërsisë shqipe
Artikulli tjetërFOTO/ Të rinjtë e apasionuar pas turizmit të bardhë ngjiten në malin e Çikës