TIRANE, 26 janar/ATSH/ Bashkia Shkodër bën me dije se rruga e Dukagjinit është rihapur përsëri pas bllokimit nga bora e re.
Nga Shkodra deri në Theth, rruga është e kalueshme, siç shprehet dhe shefi i Emergjencave Civile në Bashkinë e Shkodrës, Nikolin Guri.
”Eshtë punuar pa ndërprerje, pavarësisht kushteve të vështira. Mjetet dhe logjistika e nevojshme janë stacionuar në Malin e Shoshit për të garantuar mbajtjen të hapur të rrugës në çdo kohë. Edhe sot po punohet për të stabilizuar lëvizshmërinë e mjeteve që përdorin këtë rrugë”, tha ai.


















