Agjencia Telegrafike Shqiptare

Shkodër, rruga e Dukagjinit është rihapur pas bllokimit nga dëbora

TIRANE, 26 janar/ATSH/  Bashkia Shkodër bën me dije se rruga e Dukagjinit është rihapur përsëri pas bllokimit nga bora e re.

Nga Shkodra deri në Theth, rruga është e kalueshme, siç shprehet dhe shefi i Emergjencave Civile në Bashkinë e Shkodrës, Nikolin Guri.

”Eshtë punuar pa ndërprerje, pavarësisht kushteve të vështira. Mjetet dhe logjistika e nevojshme janë stacionuar në Malin e Shoshit për të garantuar mbajtjen të hapur të rrugës në çdo kohë. Edhe sot po punohet për të stabilizuar lëvizshmërinë e mjeteve që përdorin këtë rrugë”, tha ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version