TURQI – Gjykata urdhëron lirimin e një deputete kurde

STAMBOLL, 25 janar /ATSH-AFP/ – Një gjykatë turke dha sot vendimin për lirimin nën mbikëqyrje gjyqësore të një deputete kurde në grevë urie prej 79 ditësh, sipas medias.

Vendimi për lirimin e deputetes Leyla Güven e ndaluar prej janarit 2018 u mor nga një gjykatë e Diyarbakir, qyteti më i madh me shumicë kurde në juglindje të Turqisë.

Güven, 55 vjeçe nuk u paraqit në seancën gjyqësore ku ishin të pranishëm përfaqësues të disa partive europiane të së majtës për të shprehur solidaritetin e tyre ndaj deputetes kurde.

Në Francë lideri i lëvizjes ‘’Të Papërkulurit ’’ e Jean-Luc Melenchon i drejtoi të shtunën një letër të hapur ministrit të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian për t’i kërkuar të ndërhynte në mbështetje të deputetes./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.