Ballina Flash

Shkodra, pjesë e programit rajonal për Demokraci Lokale

TIRANË, 22 janar/ATSH/ – Në kuadër të shpalljes së thirrjes së II-të për projekt propozime të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), bashkia Shkodër në bashkëpunim me UNDP organizuan sot takimin e radhës për përcaktimin e përparësive zhvillimore mbi bazën e programeve dhe dokumenteve strategjike vendore.

Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e bashkisë Shkodër.

“Gjatë takimit fushat prioritare që u diskutuan sot janë përzgjedhur mbi bazën e dokumenteve strategjike që bashkia Shkodër disponon”, bën të ditur bashkia.

Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që nga 5 fushat prioritare të propozuara për thirrjen e dytë të përzgjidhen 3 të tilla: mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, rinia dhe sportet, si dhe fusha sociale e shëndeti publik. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Filmat “Roma” dhe “La Favorite” favoritë për çmimet Oscar
Artikulli tjetërKINË – Pekini grumbullon 1,5 miliardë euro nga mashtrimi fiskal i yjeve të televizionit