TIRANË, 22 janar/ATSH/ – Në Universitetin Politeknik të Tiranës ka rinisur sot rregullisht procesi mësimor, pas disa ditësh tensioni.
Gjatë një vëzhgimi sot të Agjencisë Telegrafike Shqiptare vihet re se studentët janë rikthyer në auditore dhe po zhvillojnë orët e mësimit me pedagogët e tyre.
Po ashtu mësimi po vijon edhe në Fakultetin e Ekonomisë, ku studentët shprehen se kanë vijuar normalisht mësimin.
Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë studentët vazhdojnë të kërkojnë që të zhvillojnë mësim.
Qeveria ka bërë publik draftin e Paktit për Universitetin, ku i jepet zgjidhje çdo kërkese të studentëve, me afate kohore të përcaktuara, duke përfshirë edhe problematika që studentët nuk i kishin parashtruar. /k.s/o.l/













