Ballina Bota

BULLGARI – Sofja i jep fund dhënies së pasaportave për investitorët e huaj

SOFJE, 22 janar /ATSH-AFP/ – Qeveria bullgare njoftoi sot se kërkon të forcojë rregullat në çështjet e shtetësisë dhe t’i japë fund dhënies së pasaportës bullgare investitorëve në vend, një praktikë shumë e kritikuar nga BE-ja për të cilën kjo praktikë është një derë e hapur për korrupsionin.

“Sofja do të përmirësojë legjislacionin duke synuar të heqë mundësinë e marrjes së kombësisë bullgare në bazën e investimeve”, njoftoi Ministria e Drejtësisë, duke theksuar në një komunikatë se ka njoftuar Komisionin Europian për këtë.

Si shumë vende të tjera në BE, Bullgaria ofronte që prej vitit 2013 mundësinë e kombësisë për të huajt që mund të investonin të paktën 500 000 euro në vend. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“ArTurbina”, vendtakimi interesant mes publikut dhe aktorëve
Artikulli tjetërSHBA – Pence: Mbështetje e pakushtëzuar për lirinë e popullit venezuelas