Ballina Aktualitet

Meta vizitë zyrtare në Malin e Zi

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Presidenti i Republikës Ilir Meta nis sot vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç, me të cilin do të zhvillojë bisedime dypalëshe.

Kreu i Shtetit, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, do të ketë takime edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe Kryeministrin, Dushko Markoviç.

Gjithashtu, Presidentit Meta do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNesër takimi për taksën ndaj Serbisë
Artikulli tjetërKongresi i Lushnjës një nga më të rëndësishmit në historinë e kombit shqiptar