Ballina Bota

GREQI – Parlamenti grek voton të enjten për emrin e Maqedonisë

ATHINË, 21 janar /ATSH-AFP/ – Parlamenti grek voton të enjten mbi emrin e ri të Maqedonisë, njoftoi sot Agjencia Greke e Lajmeve ANA.

Pasi u ratifikua nga Parlamenti në Shkup, marrëveshja greko-maqedonase e 17 qershorit që remëron republikën e vogël ballkanike fqinje me Greqinë me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” do të diskutohet në seancë plenare të enjten dhe të premten.

“Kjo axhendë u përcaktua sot nga konferenca e presidentëve të komisioneve parlamentare”, të publikuar nga ANA. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Inteligjencë artificiale për aeroplanët pa pilot
Artikulli tjetërDekretohen dhe betohen 37 gjyqtarë të rinj të Republikës së Kosovës