Ballina Bota

SHBA – Prokurori Mueller: Akuzat eksplozive kundër Trump të pasakta

UASHINGTON, 19 janar /ATSH-AFP/ – Në një deklaratë jashtëzakonisht të rrallë, prokurori special, Robert Mueller i ngarkuar me hetimin rus i cilësoi dje si të pasakta disa informacione të medias sipas të cilave Donald Trump ka urdhëruar ish-avokatin personal që të gënjejë në Kongres.

Të enjten në mbrëmje, portali “BuzzFeed News” thekson, duke u mbështetur në dy burime të policisë federale që kanë qëndruar anonime, se “Donald Trump i kishte kërkuar Michael Cohen të gënjente gjatë dëgjimit të tij në Kongres në vitin 2017 në lidhje me diskutimet mbi një projekt të pasurive të patundshme në Rusi.

“Përshkrimi i bërë nga ‘Buzzfeed’ në lidhje me disa deklarata pranë zyrës së prokurorit special dhe për karakterin e dokumenteve dhe dëshmive të mbledhura nga kjo zyrë, në lidhje me dëshminë e Michael Cohen para Kongresit janë të pasakta”, njoftoi zëdhënësi i Mueller. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFruthi, mjekja pediatre: Vaksinoni fëmijët, nuk ka vend për panik
Artikulli tjetërKORE E JUGUT – Seuli përshëndet samitin e dytë Trump-Kim