Ballina Bota

SUEDI – Lofven rizgjidhet në postin e kryeministrit

STOKHOLM, 18 janar /ATSH-AFP/ – Suedia i dha fund sot gati katër muajve krize politike me rikthimin nga Parlamenti të kryeministrit socialdemokrat, Stefan Lofven, që kishte arritur të neutralizonte ekstremin e djathtë dhe të shpëtonte një prej qeverive të fundit të qendrës së majtë në Europë.

Qeveria e re e minorancës e qendrës së majtë do të përbëhet nga socialdemokratët dhe të gjelbërit.

Ai do të mbështetet në “Riksdag”, dhoma e vetme e Parlamentit suedez, nga Qendra dhe liberalët, anëtarë të opozitës gjatë legjislaturës së mëparshme, në bazë të një marrëveshje për një program të nënshkruar javën e kaluar./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Edhe Oksfordi distancohet nga Huawei
Artikulli tjetërFRANKFURT – FAZ: Në pritje të planit B të Teresa May