Ballina Flash

Kupa/ “Partizani” e “Skënderbeu” në fushë të martën

TIRANË, 18 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Futbolli shqiptar do të nisi sezonin me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. “Partizani” dhe “Skënderbeu” do të zbresin në fushë të martën, sipas kalendarit të programuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në bazë të kalendarit të publikuar për kupën, të martën do të luhen dy ndeshje nga vajtjet e turit të dytë, ndërsa të mërkurën 6 ndeshjet e tjera. “Besëlidhja” do të presë “Skënderbeun” dhe “Kastrioti” do të përballet në Fushë-Krujë me “Partizanin”, sfida që do të luhen të martën prej orës 14:00, ndërsa të mërkurën orari nuk ndryshon, përveç sfidës “Tirana”-“Flamurtari”, që do të luhet prej orës 17:00. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendra historike e Vlorës, restaurimi i 68 objekteve përfundon në qershor
Artikulli tjetërFOTO/ Kumbaro i dorëzon detyrën Elva Margaritit