Ballina Flash

Shkodër, përmirësohet moti, rinis puna për rikonstruksionin e rrugëve

TIRANË, 17 janar/ATSH/ – Në territorin e bashkisë së Shkodrës sapo përmirësimi i kushteve të motit e ka mundësuar, ka rinisur puna në kantieret e punëve publike të hapura.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, ka filluar puna në dy rrugë shumë të rëndësishme: Oblikë Qendër-Lagja e Re dhe Alimetaj-Velinaj.

Si në projektet e tjera të bashkisë së Shkodrës, ndërhyrja do të jetë e plotë, sistemim dhe asfaltim i këtyre rrugëve, që ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e standardeve të jetës së banorëve të Anës së Malit.

Bashkia e Shkodrës prej disa kohësh po punon për mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugëve në qytet, si dhe të rrugëve rurale në njësitë administrative. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Berat, fëmijët e shkollave aktivitet për promovimin e paqes
Artikulli tjetërBetimi i ministrave të rinj, Soreca: Moment i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë