Ballina Bota

BM – May anulon pjesëmarrjen e saj në Forumin e Davosit për Brexit

LONDËR, 17 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May nuk do të marrë pjesë në forumin ekonomik botëror të Daovsit, që zhvillohet nga 21 deri në 25 shkurt në Zvicër, për t’iu dedikuar Brexit, njoftoi sot një zëdhënëse e qeverisë.

“Ajo nuk do të shkojë në Davos”, njoftoi zëdhënësja gjatë një konference për shtyp.

“Ajo do të përqendrohet në dosjet këtu”, theksoi ajo, ndërkohë që May është e angazhuar në një diskutim për t’u përpjekur të nxjerrë Brexit nga ngërçi. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPromovimi i vendlindjes, hap kafe-restorantin “Labëri” në Suedi
Artikulli tjetërMinistrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj merr detyrën