Ballina Aktualitet

“Mashtrim me pasoja”, Prokuroria kërkon burg për dy të pandehur

TIRANË, 16 janar /ATSH/ – Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për një burrë dhe një grua, të cilët akuzohet për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”.

Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg për Bashkim Çala, lindur në Berat dhe Fiqirete Çala, lindur dhe banues në Tiranë.

“Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Bashkim Çala, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”.

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Fiqirete Çala, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal”, – thuhet nga Prokuroria.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Tregu i smartfonëve kurrë kaq keq
Artikulli tjetërDRT informojnë tatimpaguesit për ndryshimet e Paketës Fiskale 2019