Ballina Bota

TAJLANDË – Shi artificial për të luftuar ndotjen e ajrit

BANGKOK, 15 janar /ATSH-AA/ – Qeveria e Tajlandës po rrit përpjekjet për t’i dhënë fund ndotjes së ajrit të rrezikshëm me shi artificial.

Mediet lokale raportojnë se ndotja e ajrit në shumë pjesë të destinacioneve kryesore turistike të Tajlandës ka arritur nivele të rrezikshme.

Niveli në rritje i ndotësve të ajrit e ka bërë daljen e popullatës me maska në fytyrë.

Autoritetet lokale po pastrojnë rrugët më të frekuentuara me autobotë dhe do të spërkatin me ujë mbi qiellin e kryeqytetit Bangkok për të provuar prodhimin e shiut artificial.

“Autoritetet kanë vendosur për të dërguar dy aeroplanë me teknologji për të krijuar shi artificial në përpjekje që në mbrëmje të krijojnë reshje në lindje të kryeqytetit Bangkok”, raportoi gazeta “Bangkok Post”./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakItalia mbështetje Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020
Artikulli tjetërMJEDIS – Humbje të mëdha në akullnajat e Antarktidës