Ballina Aktualitet

Konferenca e kryetarëve vendos për ngritjen e Komisionit Hetimor për DSIK

TIRANË, 15 janar /ATSH/ – Konferenca e Kryetarëve vendosi sot për ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar për veprimtarinë e DSIK, teksa objekti i kërkesës do diskutohet derisa çështja t’i kalojë seancës plenare.

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar dhe vendosur për çështjet e vijimësisë së punimeve të Kuvendit.

Gjatë mbledhjes, referuar rendit të ditës, u diskutua për shqyrtimin e kërkesës së më shumë se ¼ e të gjithë deputetëve të Kuvendit, anëtarë të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Lidhur me këtë çështje Konferenca e Kryetarëve ra dakord për ngritjen e këtij komisioni dhe objekti i kërkesës do diskutohet derisa çështja t’i kalojë seancës plenare.

Çështje tjetër e diskutuar gjatë mbledhjes, ishte miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 21 janar – 1 mars 2019 dhe miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 21 janar – 8 shkurt 2019.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe miratimi i kalendarit të atyre të krijuara me ligj për vitin 2018. Konferenca vendosi që t’i kalojë seancës plenare.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikonstruktohet një tjetër konvikt, kushte moderne për studentët
Artikulli tjetërItalia mbështetje Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020