Ballina Lajme nga Vendi

“Juventusi” kërkon mbrojtësin e “Chelsea”

TIRANË, 15 janar /ATSH/ – Kampionët e Italisë duan ta përforcojnë më shumë mbrojtjen.
“Juventusi” duket se e ka gati emrin për të zëvendësuar Leonardo Spinazzolan në rast largimi të këtij të fundit drejt “Bolognas”, që e kërkon në huazim.

Bëhet fjalë për një emër të njohur për Serie A, mbrojtësin e “Chelsea”, Emerson Palmieri.
24-vjeçari brazilian me pasaportë italiane nuk po gjen hapësira në Londër dhe do ta pëlqente një rikthim në Itali, nga ku u largua në verën e 2018-ës, duke lënë “Romën”.

Emerson shihet si një rezervë e Marcos Alonsos në “Stamford Bridge”, ndaj dhe një huazim drejt bardhezinjve mund të jetë një zgjidhje e mirë për të gjitha palët.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAncelotti: Hysaj qëndron tek “Napoli”
Artikulli tjetërHapja e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, hap i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor