Ballina Lajme nga Vendi

Ancelotti: Hysaj qëndron tek “Napoli”

TIRANË, 15 janar /ATSH/ – Trajneri i “Napolit”, Carlo Ancelotti ka folur publikisht në lidhje me çështjen e Elseid Hysaj, e cila ditë pas dite po e nxirrte mbrojtësin kuqezi jashtë skuadrës napolitane.

Në mbyllje të ndeshjes ndaj “Sassuolos”, e vlefshme për fazën e 1/8 e finales në Kupën e Italisë, ai është pyetur rreth çështjes Hysaj.

“Kemi pasur një takim dhe kemi kuptuar që ai dëshiron të qëndrojë, ndërsa ne e vlerësojmë shumë. Pastaj, në një sezon të gjatë mund të kesh ulje-ngritje. Ai dhe menaxheri i tij janë shumë të qetë”, tha trajneri Ancelotti.

Hysaj këtë sezon ka pasur një numër më të vogël të paraqitjeve në krahasim me periudhën sa në krye të skuadrës ishte Maurizio Sarri.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Një zog… pasagjer në fluturimin Singapor-Londër!
Artikulli tjetër“Juventusi” kërkon mbrojtësin e “Chelsea”