ATHINË, 15 janar /ATSH-ANSA/ – Për herë të dytë brenda një jave, policia greke përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një demonstrim të mësuesve, që u përpoqën të çanin kordonin e policisë pranë parlamentit grek.
Mësuesit kundërshtojnë propozimin e ligjit për rekrutimin në sektorin publik, për të cilin ata besojnë se është i papranueshëm, pas viteve të shkurtimeve dhe për më tepër penalizimin e kolegëve të moshuar.
”Një grua ka mbetur e plagosur nga përleshjet”, raporton shtypi grek.
Rreth 3 000 vetë morën pjesë në protestë duke ngritur postera ku kërkonin kontrata pune me kohë të papërcaktuar./ /os/ a.jor.













