Ballina Flash

Fier, investime për urbanizimin e plotë të gjithë territorit

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Rikthimi i plotë në funksionalitet të gjithë sistemit kullues dhe ujitës në territorin e Bashkisë Fier mbetet prioritet i punës së kësaj bashkie.

Aktualisht punime po kryhen në fshatin Metaj të Libofshës, por sipas Kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, “janë punë në vazhdim që nuk do të ndalen”.

“Çdo skemë e këtij sistemi plotësohet dita-ditës, për të garantuar në një kohë rekord funksionimin e humbur prej vitesh. Nuk jemi vetëm në Metaj, Libofshë, por në çdo njësi administrative dhe madje edhe në zonat më të thella. Është një proces që pason një tjetër, një tjetër … deri në urbanizimin e plotë të gjithë territorit”, u shpreh Subashi./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Kur kapen, janë ata që na kapin ne”, Rama reagon ndaj komenteve të opozitës për Balilin
Artikulli tjetërSHBA – Facebook investon 300 milionë dollarë në gazetari