Ballina Flash

Dhjetëra qytetarë lezhjanë dhurojnë gjak

TIRANË, 15 janar /ATSH/ – Dhjetëra qytetarë lezhjanë dhuruan sot gjak në një seancë dhurimi në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut.

I pranishëm sot në Lezhë në këtë seancë ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të promovuar solidaritetin për dhurimin e gjakut.

“Një ditë e mrekullueshme sot në Lezhë, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në një seancë dhurimi gjaku në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut.

Falënderoj kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe në veçanti qytetarët lezhjanë për shembullin e shkëlqyer të solidarizimit me këtë kauzë humane.

I bindur se kjo fushatë ndërgjegjësimi, e udhëhequr nga rinia, do vijojë pa u ndalur në të gjitha qytetet e vendit në përmbushje të misionit të saj fisnik”, tha Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Seuli nuk e cilëson më Phenianin si armik
Artikulli tjetërFUTBOLL – Cech tërhiqet në fund të sezonit