Ballina Bota

LONDËR – Johnson: Rreziku jo Brexit nuk ekziston

LONDËR, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson nuk dorëzohet para ultimatumeve të kryeministres Theresa May dhe nuk beson se është i mundshëm refuzimi i nesërm i marrëveshjes për daljen nga BE, të arritur nga kryeministrja me Brukselin.

“Ideja e një jo Brexit si pasojë e një votimi negativ nesër është një absurditet. Britania e Madhe do të dalë nga BE në fund të marsit, pikë”!, thotë Johnson në një intervistë për radion LBC.

Ish-ministri i Jashtëm, që kundërshton marrëveshjen e May nga pozicioni i një ultra brexit-eri, është i bindur se të ndalosh Brexit përmes manovrave parlamentare do të ishte si të “luaje me zjarrin”./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – 111 eurodeputetë: Britanikë, qëndroni në BE
Artikulli tjetërSlloveni, promovohet libri “Skanderbeg, Princi i Epirit”