Ballina Flash

FOTO/Xhaçka: Përgjegjësi maksimale nga strukturat e shtetit, e pafalshme neglizhenca e disa kompanive

TIRANË, 12 janar /ATSH/ – Strukturat e shtetit po vijojnë të japin kontributin e tyre për qytetarët në këtë situatë ku moti i keq ka mbërthyer vendin tonë.

Kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve nuk po bëjnë detyrën e tyre për pastrimin e rrugëve ku qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të mos rrezikojnë nga ngricat dhe dëbora.

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për këtë shqetësim është shprehur se, ”përgjegjësi maksimale nga të gjitha strukturat e shtetit për të lehtësuar pasojat e motit të keq”.

”Të njëjtën përgjegjësi nuk e ndeshim te kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve. Neglizhenca e disa prej tyre në shërbimin ndaj komunitetit është e pafalshme”, tha Xhaçka. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonviktet e Mjekësisë, gati për studentët në tetor
Artikulli tjetërMoti me dëborë, ARRSH: Të gjitha akset e kalueshme