Ballina Bota

POLONI – Një sipërmarrës kinez arrestohet për spiunazh

VARSHAVË, 11 janar /ATSH-AFP/ – Një sipërmarrës kinez dhe një polak, të cilët dyshohen për spiunazh, u ndaluan nga Shërbimet polake të Sigurisë së Brendshme ABW, njoftoi një përgjegjës i lartë i këtyre shërbimeve.

Sipas medies thuhet se kinezi ishte një zyrtar i lartë i gjigantit të teknologjisë “Huawei”.

“Një polak dhe një kinez u ndaluan me akuzën për spiunazh. Kinezi është një sipërmarrës që punon për një kompani të madhe të elektronikës”, deklaroi sot zëvendësministri që është edhe koordinator i shërbimeve speciale, Maciej Wasik, i cituar nga agjencia polake e lajmeve, PAP.

Sipas shumë medieve polake, mes të cilave edhe grupi televiziv privat “Polsat News” dhe ai publik “TVP Info”, i dyshuari kinez është një prej drejtuesve të filialit polak të gjigantit “Huawei”, ndërkohë që polaku ka qenë ekspert në sigurinë informatike dhe një ish-oficer i Agjencisë së Sigurisë së Brendshme ABW. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësimi i studentëve ekselentë, Rama: Kapërcyem ligjin e hartuar me KE-në
Artikulli tjetërPunësimi në administratë i njëjtë me hyrjen në universitet, sipas meritës