TIRANË, 11 janar/ATSH/- Ambasadori i bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi sot se eksperienca dhe këshillat e ambasadorëve shqiptarë janë të çmuara për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Soreca shprehet se gjatë takimit me Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë biseduam edhe për rolin e Shqipërisë në rajon.
“Diskutim fantastik me Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë. Ne shkëmbyem mendime për gjendjen aktuale të procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe rolin e Shqipërisë në nivel rajonal. Eksperienca dhe këshillat e tyre janë të çmuara në këtë proces kyç për rrugën e Shqipërisë në BE”, thekson Soreca./k.s/j.p/






















