Ballina Flash

Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve shpëton 4 të rinjtë e aksidentuar në Valbonë

TIRANË, 10 janar/ATSH/ – Katër të rinj të cilët u aksidentuan në Valbonë kanë marrë mjekimin në kohë falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor të spitalit bashkiak të Tropojës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Stafi i spitalit dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri për të përballuar rastet emergjente që mund paraqiten në zonat e prekura nga dëbora.

Më herët, katër persona të tjerë u transportuan me urgjencë nga Përmeti dhe Këlcyra për të marrë shërbimin e dializës në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. /z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO-FOTO/ Dy të vërtetat e Fakultetit të Drejtësisë
Artikulli tjetërNuk kalon kriteret e Vetingut, shkarkohet kryetari i Gjykatës së Shkodrës