SHKUP, 10 janar /ATSH-MIA/ – Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë rrugë në Maqedoni kryesisht drejt zonave të larta malore. Në fuqi janë ndalesat për kamionë përmes shumë qafave malore, ndërsa lëvizja e automjeteve është vështirësuar dhe ngadalësuar.
Qarkullimi ajror në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit deri tani po funksionon normalisht dhe sipas informacioneve nga web-i i tij të gjitha fluturimet si në nisje dhe mbërritje po kryhen në kohë.
“Në rajonin e Shkupit të pakalueshme janë akset rrugore drejt vendeve më të larta të fshatrave Brezë, Tanushë dhe Malinë në komunën e Çuçer Sandevës dhe këto fshatra nuk kanë as energji elektrike. Në komunën e Kisela Vodës e pakalueshme është rruga nga Teferiç drejt Sopishtes”, thuhet në raportin për situatën e rrugës deri në orën 13:00 të Qendrës për menaxhimin e krizave.
Drejtoria hidrometeorologjike paralajmëroi se reshjet e dëborës nga pasditja do të shtojnë intensitet veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore të Maqedonisë, ku trashësia e dëborës do të arrijë nga 10 deri në 20 centimetra, ndërsa në male edhe mbi 20 centimetra./ /v.b/ a.jor.






















